Kompany: Aguero, lojtar special për Cityn

Sporti

Kompany: Aguero, lojtar special për Cityn

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 09:31

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, thotë se Sergio Aguero është “lojtar i veçantë” pas tregolëshit në takim me Bayernin, të cilin “qytetarët” e fituan me rezultat 3 me 2.
Xabi Alonso dhe Robert Lewandowski i dhanë epërsinë kampionit gjerman, por Aguero riktheu ndeshjen me dy gola në pesë minutat e fundit të takimit.

“Ishte ndeshje e çuditshme. Ata ishin shumë të rrezikshëm dhe luajtën shumë mirë me 10 lojtarë, por ne bëmë atë që duhej dhe mposhtëm një skuadër të madhe sot”, tha Kompany menjëherë pas takimit për BBC Sport.

“Nëse doni të keni sukses në çdo gjë ju duhet një lojtar i veçantë në formë të veçantë. Sergio Aguero është lojtari jonë special dhe kur ai është në formën e tij ai bën çdo gjë të arritshme”, shtoi belgu.

Me tre golat e sotëm Aguero arrin në total prej 17 golash në të gjitha garat sivjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat