Reali arrin marrëveshje me talentin Marco Asensio

Sporti

Reali arrin marrëveshje me talentin Marco Asensio

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 09:29

Agjenti i të riut të talentuar të Real Mallorcas, Marco Asensio, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.
Bisedat për një marrëveshje me Realin këtë javë nxitën spekulime se mund të ketë oferta të vonshme edhe nga Barcelona, Chelsea dhe Arsenal.

Por Horacio Gaggioli ka thënë dje për Radio Marca se marrëveshja me Realin, sa i takon Asensio, është mbyllur.

“Marrëveshja në mes të klubit dhe lojtarit është kompletuar. E vetmja gjë që mungon është marrëveshja në mes të dy klubeve, por kjo do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Gaggioli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat