Allegri: Shënon Tevez dhe fitojmë në Suedi

Sporti

Allegri: Shënon Tevez dhe fitojmë në Suedi

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 00:01

Kampionët e Suedisë janë një kundërshtar i vështirë për t'u përballur në shtëpi ku këtë sezon janë mundur vetëm nga Atletiko Madrid.

Kualifikimi i Juventusit për në 1/8 e finaleve të Champions League kalon nga Suedia. Për këtë është i sigurtë trajneri Massimiliano Allegri që në vigjilje të sfidës me Malmoe tregon edhe se kush do të jetë futbollisti që do të vendosë këtë takim. Kampionët e Suedisë janë një kundërshtar i vështirë për t'u përballur në shtëpi ku këtë sezon janë mundur vetëm nga Atletiko Madrid duke përfshirë edhe sfidat e fazave eleminatore.

"Malmo në shtëpi luan futboll spektakolar, agresiv, të fortë dhe të shpejtë. E tregoi këtë edhe me Atletikon. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Nuk duhet të meremi shumë me kushtet e fushës por të bëjmë llogaritë me atë që është dhe të tregojmë se mund të kalojmë përtej këtyre vështirësive".

Përtej faktit që Malmoe është një kundërshtar i fortë në shtëpi edhe Juventus nuk ka teguar forcën e vet në transfertë, duke u shfaqur e brishtë larg Torinos. Megjithatë fitorja ndaj Lazios në Romë dhe rikthimi i Tevez tek goli në transfertë është një lajm i mirë për Allegrin.

"Në Madrid dhe Athinë kemi humbur në mënyrë të pamerituar. Tani dueht të jemi të shpejtë dhe të zgjuar për të kuptuar më së miri mënyrën se si dueht të përballemi me suedezët dhe të fitojmë. Kjo është sfida e duhur edhe për Tevez. Në Torino ndaj Malmoe u kthye tek goli në Champions League pas shumë viteve, dhe mendoj se tani do të zhbllokohet edhe në transfertë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat