Edhe një rekord i Messit! Aguero 'errësoi' Bayernin! (Video)

Sporti

Edhe një rekord i Messit! Aguero 'errësoi' Bayernin! (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 22:54

Barcelona me lehtësi shënoi fitore me rezultat të thellë 4:0 në Nikosia në përballje me Apoelin, ndeshjen e xhiros së pestë të grupit F në Champions League në futboll. Lionel Messi ka qenë trim i mbrëmjes madje ka thyer edhe një rekord të ri, duke e kaluar me gola edhe legjendës spanjolle, Raul. Messi shënoi het-trik dhe i solli fitore të thellë ekipit të tij. Messi tani numëron 74 gola në Champions League ose tri më shumë se Raul Gonzalez dhe katër se Cristiano Ronaldo. Në minutën e 27-të, Luis Suarez shënoi pas asistimit të Albas, pastaj Messi ishte ai që shënoi tre gola në minutën e 38-të, 58' e 87'. Një ndeshje që pati edhe dy futbollistë të skuqur, pasi që Rafinha i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 70-të dhe pas 14 minutave edhe Amorin i vendasve (pas dy të verdhëve). Manchester City shënoi fitore të madhe me rezultat 3:2 ndaj Bayernit dhe kaloi në vend të dytë me pesë pikë në grupin E. Bayerni nga minuta e 20-të ishte në fushë pa një futbollist, pasi që Benatia u ndëshkua direkt me karton të kuq. Më pas Aguero ishte i pagabueshëm nga penalltia dhe 1:0 në minutën e 22-të. Bavarezët në vazhdim u zgjuan nga gjumi dhe realizuan dy gola të shpejtë në pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Alonso barazoi rezultatin (40') dhe pastaj Lewandowski kaloi në epërsi (1:2) Bayernin në minutën e 45-të. Manchester City në pjesën e dytë bëri kthesë sensacionale dhe në pesë minutat e fundit. Pas shumë përpjekjeve shënoi golin e barazimit përmes Agueros në minutën e 85-të. Aguero edhe njëherë u tregua i shkathët duke shënuar het-trikun e tij, duke ia siguruar fitoren Cityt dhe errësoi Bayernin. Chelsea ka qenë fatal për Schalken 04, duke e mposhtur me rezultat 5:0. Schalkes as fusha si vendas nuk i ndihmoi dhe ishte një shok i vërtetë edhe për trajnerin Di Mateo, pasi që pësoi debakël nga ish-skuadra e tij. Golat i shënuan: Terry (2'), Willian (29'), Kirchhoff (44'), Drogba (76'), Ramires (77').

Grupi E
Manchester City-Bayern 3:2 (1:2)
CSKA-Roma 1:1 (0:1)

Tabela

1. Bayerni 5 4 0 1 12
2. Manchester City 5 1 2 2 5
3. Roma 5 1 2 2 5
4. CSKA 5 1 2 2 5
Grupi F
APOEL-Barcelona 0:4 (0:2)
PSG-Ajax 3:1 (1:0)

Tabela

1. PSG 5 4 1 0 13
2. Barcelona 5 4 0 1 12
3. Ajax 5 0 2 3 2
4. APOEL 5 0 1 4 1
Grupi G
Schalke-Chelsea 0:5 (0:3)
Sporting-Maribor

Tabela

1. Chelsea 5 3 2 0 11
2. Sporting 4 1 1 2 5
3. Schalke 5 1 2 2 5
4. Maribor 4 0 3 1 3

Grupi H
BATE-Porto 0:3 (0:0)
Shakhtar-Ath Bilbao 0:1 (0:0)

1. Porto 5 4 1 0 13
2. Shakhtar 5 2 2 1 8
3. Ath Bilbao 5 1 1 3 4
4. BATE 5 1 0 4 3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat