Schmidt: Monaco, kundërshtar i fortë

Sporti

Schmidt: Monaco, kundërshtar i fortë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 20:14

Pas 4 ndeshjeve të para “Aspirinat” kryesojnë grupin C me 9 pikë të grumbulluara dhe humbjen e vetme në këtë edicion Bayer Leverkusen e ka pësuar pikërisht përballë skuadrës nga princ

Bayer Leverkusen do të presë këtë të Martë në BayArena, Monacon me shpresën për të marrë të paktën 1 pikë që do t’i mjaftonte skuadrës gjermane për tu kualifikuar në raundin tjetër të Uefa Champions League. Pas 4 ndeshjeve të para “Aspirinat” kryesojnë grupin C me 9 pikë të grumbulluara dhe humbjen e vetme në këtë edicion Bayer Leverkusen e ka pësuar pikërisht përballë skuadrës nga principata. Gjithsesi edhe pse në stadiumin “Luigji i Dytë” skuadra e tij u mposht nga 1 gol i portugezit Joao Moutinho, trajneri i Leverkusenit Roger Schmitd beson te një sukses i të tijve në sfidën e BayArena.

“Monaco nuk është një kundërshtar i lehtë dhe unë nuk do ta konsideroja një aksident humbjen tonë në principatë. Në 4 ndeshje të luajtura ata kanë pësuar vetëm 1 gol dhe ky është një tregues mëse i qartë për forcën që zotërojnë. Gjithsesi neve edhe pse na mjafton vetëm 1 pikë nuk do të luajmë për barazim përballë Monacos, pasi dëshirojmë vendin e parë në grup. Unë as që dua t’ia di se çfarë do të ndodhë në sfidën tjetër të grupit mes Zenitit dhe Benficës. Ne do të bënim gabimin më të madh nëse do të mendonin se e kemi siguruar kualifikimin. Duhet të zbresim në fushë me përqëndrim dhe dëshirën për të fituar pasi në një kompeticion si Champions League ka shumë të papritura”.

Në të njëjtën linjë me trajnerin e tij ishte edhe sulmuesi koreano-jugor i Leverkusenit Son Heung-min. Ky i fundit në konferencën për shtyp deklaroi se “Aspirinat” janë shumë të motivuar për të marrë një fitore përballë Monacos, për vetë faktin se kërkojnë revansh për humbjen 1-0 në sfidën e parë të luajtur në principatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat