Wenger: Luajmë për të fituar ndaj Dortmundit

Sporti

Wenger: Luajmë për të fituar ndaj Dortmundit

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 20:13

Arsenal do të mjaftohet me vetëm një pikë ndaj Borusia Dortmund për të prerë biletën në 1/8 e finaleve. Gjermanët kanë siguruar tashmë vendin e tyre në 16 më të mirët e Europës dhe ndeshja e radhës është në Emirates Stadium, aty ku topcinjtë kërkojnë kualifikimin në fazën me eliminim për të 15 sezon radhazi. Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger ka humbur 4 takimet e fundit në shtëpi ndaj kundërshtarëve nga Gjermania, por në këtë përballje pika do të kënaqte edhe formacionin e Jurgen Klop që me një barazim do të siguronte vendin e parë në grup. Trajneri francez kërkon rikthimin tek suksesi pas humbjes në kampionat fundjavën e kaluar.

"Sigurisht që do të kërkojmë fitoren, pasi po luajmë në Champions League dhe për më tepër në shtëpinë tonë. Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe pavarëisht humbjes të shtunën ne jemi në një formë të mirë dhe kemi shumë shanse për të mundur Borusian e Dortmundit".

Megjithatë misioni për të triumfuar ndaj nënkampionëve të Gjermanisë vështirësohet kur sheh se Wenger nuk do të ketë në dispozicion për arsye dëmtimi Lack Wilshere, Wojciech Szczesny dhe Theo Walcott që kanë munguar në seancën stërvitore të së martës. Një mungesë e madhe në këtë seancë stërvitore ka qënë edhe ajo e Danny Welbeck por që pritet të rikuperohet për përballjen me Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat