Huub Steveens, trajneri i ri i Stuttgartit

Sporti

Huub Steveens, trajneri i ri i Stuttgartit

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 19:51

Trajneri holandez zëvendëson të shkarkuarin Armin Veh, në drejtimin e të cilit Shtutgarti kishte arritur të grumbullonte vetëm 9 pikë në 12 javët e para të Bundesligës.

Huub Steveens rikthehet në Bundesligë, pikërisht te skuadra e Shtutgartit, të cilën e drejtoi për disa muaj gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar. Trajneri holandez zëvendëson të shkarkuarin Armin Veh, në drejtimin e të cilit Shtutgarti kishte arritur të grumbullonte vetëm 9 pikë në 12 javët e para të Bundesligës.

60-vjecari ka një eksperiencë të gjatë si trajner në futbollin gjerman, pasi nga viti 1996 në periudha të ndryshme ka drejtuar Herthën e Berlinit, Hamburgun, Shalke 04 dhe Shtutgartin. Sezonin e kaluar Steveens e nisi në krye të Paokut të Selanikut ku luan edhe shqptari Ergys Kace, por u largua nga kjo skuadër më 2 mars të 2014 për shkak të rezultateve të dobëta. Vetëm një javë më pas holandezi zëvendësoi Thomas Schneider te Shtutgarti, ku qëndroi dy muaj, pasi më 10 maj dha dorëheqjen pas humbjes 1-0 me Bayernin e Mynihut. Një njohës i mirë i futbollit gjerman, Steveens konsiderohet si njeriu i duhur për të ndryshuar situatën e rëndë ku ndodhet aktualisht Shtutgarti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat