Lavezzi, dhurata e Thohir për Mancinin?

Sporti

Lavezzi, dhurata e Thohir për Mancinin?

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 19:51

Mundësitë që transferimi të kryhet me sukses janë më të mëdha për në merkaton e verës së ardhshme se sa për dritaren dimërore.

Prej kohësh flitet për interesimin e Interit për Ezequiel Lavezzin, por ndoshta dëshira e zikaltërve mund të bëhet realitet me mbërrijen në stol të Roberto Mancinit. Mundësitë që transferimi të kryhet me sukses janë më të mëdha për në merkaton e verës së ardhshme se sa për dritaren dimërore. Megjithatë nuk përjashtohet edhe një tjetër variant ai i një dhurate të presidentit Erick Thohir që në janarin e 2015, një goditje si ajo e një viti më parë me Hernanes.

Nga ana e tij Robero Mancini është shprehur qartë, i duhet një sulmues krahu dhe me deklaratat e tij la të kuptohet se deri në janar do t’i adaptohet mundësive aktuale, por në merkato duhen afruar protagonistë të këtij roli. Ezequiel Lavezzi është i pari në listë, edhe për shkak të dëshirës së tij për t’u rikthyer në Itali, edhe pse përjeton një situatë të qetë në Paris. Kontrata me PSG i skadon në 2016 dhe në bazë të saj 29 vjecari fiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa hipoteza intersiste, të paktën ajo që u hodh në treg verën e kaluar ishte për një pagë që nisej nga 3.5 milionë euro plus bonuset dhe rritej në mënyrë progresive cdo sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat