LeBron James udhëheq Cavaliers ndaj Orlando Magic

Sporti

LeBron James udhëheq Cavaliers ndaj Orlando Magic

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 19:49

Pas një starti të ekuilibruar, 29-vjeçari shënoi koshin e avantazhit 8-6 të vendasve.

LeBron James ishte më i miri në parket në fitoren e thellë 106-74 të Cleveland Cavaliers ndaj Orlando Magic, në Quicken Loans Arena të Ohio. Pas një starti të ekuilibruar, 29-vjeçari shënoi koshin e avantazhit 8-6 të vendasve, me periodën e parë që falë formës së tij të jashtëzakonshme u mbyll me një diferencë prej 10 pikësh, me tabelën elektronike që shënonte 26-16.

Falë edhe kontributit të Kyrie Irving dhe Kevin Love diferenca erdhi duke u thelluar, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 56-38.

Në dy periodat e fundit nuk pati më histori, me fatin e ndeshjes tashmë të përcaktuar, diferenca në fund të takimit shkoi në 32 pikë, me Cavaliers që iu kthyen bindshëm fitores pas 4 humbjeve radhazi ndërsa, Orlando Magic, vijon ecurinë me luhatje, duke u renditur poshtë zonës play-off të Konferencës së Lindjes.

Në takimet e tjera të mbrëmjes u arritën këto rezultate: Charlotte Hornets-Los Angeles Clippers 92 – 113, Philadelphia 76ers - Portland Trail Blazers 104-114, Toronto Raptors - Phoenix Suns 104 – 100, Houston Rockets - New York Knicks 91 – 86, Dallas Mavericks - Indiana Pacers 100-111, Utah Jazz - Chicago Bulls 95 – 97.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat