A mposhtet Monaco?

Sporti

A mposhtet Monaco?

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:54

Leverkusen të mërkurën (në orën 20.45) në BayArena, ballafaqohet me Monaco-n, me synim për të marrë të paktën një pikë që do t’i mjaftonte skuadrës gjermane për tu kualifikuar në të tetëne finales së Champions League. Trajneri i Leverkusenit, Roger Schmitd, beson te një sukses i të tijve në sfidën e BayArena.
“Monaco nuk është një kundërshtar i lehtë dhe unë nuk do ta konsideroja një aksident humbjen tonë në principatë. Në 4 ndeshje të luajtura ata kanë pësuar vetëm 1 gol dhe ky është një tregues mëse i qartë për forcën që zotërojnë. Gjithsesi neve edhe pse na mjafton vetëm një pikë nuk do të luajmë për barazim përballë Monacos, pasi dëshirojmë vendin e parë në grup. Unë as që dua t’ia di se çfarë do të ndodhë në sfidën tjetër të grupit mes Zenitit dhe Benficas. Ne do të bënim gabimin më të madh nëse do të mendonin se e kemi siguruar kualifikimin. Duhet të zbresim në fushë me përqendrim dhe dëshirën për të fituar pasi në një kompeticion si Champions League ka shumë të papritur”, tha Schmitd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat