Prishtina ka mundur edhe më shumë!

Sporti

Prishtina ka mundur edhe më shumë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:15

Klubi i futbollit Prishtina ngec vetëm tre pikë nga kampionit vjeshtor, Feronikeli nga Drenasi. Skuadra bardhekaltër zuri vendin e pestë me 25 pikë, aq sa ka edhe Llamkos Kosova e Trepça ’89 që renditen në vend të tretë e të katërt dhe një më pak se Hajvalia që klasifikohet e dyta. Prishtina gjithsesi vlerësohet prej skuadrave kryesore për titullin e kampionit, e cila pritet të shpërthejë në edicionin e pranverës. Prishtinasit për 16 ndeshje realizuan 6 fitore, 7 barazime e pësuan 3 humbje, me goldallim 19:14. Mbrojtës-mesfushori prishtinas, Ahmet Haliti, tha se në disa ndeshje nuk patën edhe fat sportiv, se do të kishin edhe më shumë pikë në pjesën vjeshtore. “Është e vërtetë se në disa ndeshje nuk kishim fat por duhet ta pranoj që në disa prej tyre kemi bërë lëshime të mëdha të pikëve sidomos si vendas. Sigurisht që kemi mundur më shumë, por prapëseprapë diferenca e pikëve nuk është e madhe!”, tha Haliti...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat