Celina dy herë ndëshkoi Bayernin

Sporti

Celina dy herë ndëshkoi Bayernin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:07

Futbollisti i talentuar shqiptar, Bersant Celina, ndryshe është anëtar i kombëtares së Kosovës, shkëlqeu në fanellën e Manchester Cityt U-19, e cila si vendas e “bombardoi” me rezultat 6:0 Bayernin e Munihut U-19, në xhiron e pestë të grupit E në Champions League. Celina dy herë ndëshkoi bavarezët. Celina luajti titullar dhe realizoi golat në minutën e minutën e 29-të e 88-të, ndërsa të tjerat i shënuan: Adarabioyo (9’), Barker (25’), Byrne (64’ e 80’). Të rinjtë e Cityt realizuan fitoren e pestë radhazi dhe kryesojnë me 15 pikë në grup, ndërsa Bayerni është i katërti me vetëm 3 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat