Cruyff me gjermanët!

Sporti

Cruyff me gjermanët!

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:39

Legjenda e futbollit holandez, Johan Cruyff, ka thënë troç, nëse dikush e meriton që fitojë ‘Topin e Artë 2014’, pa dyshim se janë futbollistët gjermanë, pasi që edhe janë kampion bote me kombëtare. Sipas tij, këtë trofe nuk e meriton as Ronaldo e as Messi. “Topin e Artë do t’ia jepja çdo lojtari të Gjermanisë. Lahm më pëlqen shumë. Sigurisht jo nga pamja, por për faktin se është i aftë të luajë pothuajse në çdo pozicion. Ai ka bërë një punë fantastike për shumë vite. Pastaj edhe Neuer është një portier i shkëlqyer, që e meriton këtë çmim”, ka thënë Cruyff. Deklarata e tij ndoshta nuk do t’i pëlqente Messit e Ronaldos!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat