Cibona ballafaqohet me Prishtinën

Sporti

Cibona ballafaqohet me Prishtinën

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:38

Ekipi me renome kroat, Cibona nga Zagrebi, të mërkurën (në orën 19.00) ballafaqohet në miqësoren e basketbollit me Sigal Prishtinën, e cila luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Sipas drejtuesve të klubit prishtinas, për këtë sfidë mbretëron atmosferë dhe interesim i madh nga ana e tifozëve. Cibona është ekip i njohur, te e cila një kohë ka shkëlqyer në vitet e 80-ta, i ndjeri Drazhen Petroviq. Bileta për ndeshjen është tri euro, bëjnë të ditur zyrtarët e KB Sigal Prishtina. “Kush është Cibona? Cibona është fituese e 18 titujve kroat, 7 kupa të Kroacisë, 3 tituj dhe tetë Kupa të shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia, dy herë fituese e Euroleague, dy herë fituese e Winner's Cup dhe kampionëve aktual të Adriatic League (ABA). Në këtë mjedis ka luajtur Drazhen Petroviq, për të kaluar më pastaj në Real Madrid pastaj NBA në ekipet Portland Trail Blazers dhe New Jersey Nets deri në vitin 1993 ku edhe pësoi aksident trafiku në Gjermani gjatë udhëtimit të tij për të marrë pjesë në ndeshjen me kombëtaren kroate. Salla ku Cibona zhvillon sot ndeshjen mbanë emrin e tij, si dhe president i klubit është vëllai i Drazhenit, Aca, i cili së bashku me presidentin e KB SIGAL Prishtina, Blerand Stavileci, janë më meritorët për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në Prishtinë”, thuhet nga drejtuesit e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat