James, ‘regjisor’ i fitores së Cleveland-it

Sporti

James, ‘regjisor’ i fitores së Cleveland-it

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:08


Basketbollisti LeBron James është ‘regjisor’ i fitores së ekipit Cleveland Cavaliers. Ata në konak të tyre bënë lojë të madhe dhe e gjunjëzuan me rezultat 106:74 ekipin e Orlandos, ndeshje e vlefshme Konferencës së Lindjes në NBA. James ishte prej më të dalluarve, duke realizuar 29 pikë, që ndihmoi ekipin në fitoren bindëse. Në një ndeshje që u përcoll nga mbi 20 mijë shikues, ku patën raste të shohin veprime të shpejta e atraksione. Cleveland zënë vendin e shtatë me 6 fitore e 7 humbje, kurse Orlando është i 10-ti me 6 fitore e 10 humbje. Kryesuesi i Lindjes, Toronto, shënoi edhe një fitore të rëndësishme, kësaj here me rezultat 104:100 ndaj Phoenix-it. Basketbollisti Jonas Valanciunas me 27 pikë të realizuara ka qenë enigmë e pazgjidhur për mysafirët. Ai ishte më i merituari për triumfin e Torontos, e cila ka 12 fitore e 2 humbje, kurse Phoenix është i nënti me 9 fitore e 6 humbje në Perëndim. Los Angelos Clippers-at treguan lojë më të kujdesshme dhe si rrjedhojë e kësaj shënuan fitore bindëse me rezultat 113:92 kundër Charlottes. Griffin e Paul shënuan nga 22 pikë, Crawfort 21-sosh, kjo treshe ishte edhe më e merituara për fitoren e thellë në udhëtim të skuadrës së tyre. LA Clippers-at renditen në vend të shtatë me 8 fitore e 5 humbje në Perëndim, kurse Charlotte i 13-ti me 4 fitore e 11 humbje në Lindje.
Rezultatet
Charlotte-LA Clippers 92:113
Philadelphia-Portland 104:114
Cleveland-Orlando 106:74
Toronto-Phoenix 104:100
Houston-New York 91:86
Dallas-Indiana 100:111
Utah-Chicago 95:97

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat