Real Madridi kundër shqiptarëve!

Sporti

Real Madridi kundër shqiptarëve!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 10:42


Kampioni i Evropës, Real Madridi, është mobilizuar për fitoren e pestë radhazi në fazën e grupit B të Chamopions League. “Mbretërit” të mërkurën mbrëma në orën 20.45 do të luajnë në stadiumin “St. Jakob-Park” kundër Baselit të shqiptarëve. Shkëlzen Gashi që po kalon formë fantastike në kampionatin zviceran, pastaj pjesë e kampionit zviceran është edhe Taulant Xhaka, Naser Aliji, Arlind e Albian Ajeti. Për Baselin është prej sfidave më të vështira, por shpresojnë të paktën në një pikë, ndërsa në rast të fitoreve mund t’i afrojë drejt të tetës së finales së Champions League. “Real Madridi është përgatitur për ndeshjen me Baselin. Ata janë të përqendruar në Champions League. Lajmi më i mirë te ta është kthimi i Illarramendit, i cili u bashkua me pjesën tjetër të lojtarëve në stërvitje”, shkruan në faqen e klubit madrilen. Reali në Santiago Bernabeu e pati mundur me rezultat 5:1 Baselin. FC Baseli mban vendin e dytë me 6 pikë, tri më pak se Reali dhe tri më shumë se Liverpooli e Ludogorets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat