Ethet e Championsit, treni i fundit për Cityn!

Sporti

Ethet e Championsit, treni i fundit për Cityn!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 10:22

Ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve në Champions League në futboll, pa dyshim se nga disa skuadra priten me ethe, pasi që gabimi më i vogël i tyre, do t‘i thonë edhe lamtumirë gjasave për kualifikim për të tetën e finales. Disa skuadra që në xhiron e katërt e kanë siguruar kualifikimin, më shumë luajnë për prestigj ose edhe për përmirësimin e statistikave. Bayerni i Munihut udhëton me një qetësi relative në stadiumin Etihad ku takohet me Manchester Cityn, kampionin e Anglisë. Manchester City është në pozicion më të vështirë, sepse vetëm fitorja e mban në lojë, ndryshe mund t’i humbë gjasat për vend të dytë. Për ‘milionerët’ është treni i fundit. Trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, është para një situate të vështirë, për faktin se ka përballë një kundërshtarë shumë të fortë, kampionin gjerman dhe që ka shumë yje në radhët e saj. Bayerni është i pari me 12 pikë në grupin E, ndërsa City i katërt me 2 pikë, kurse Roma e dyta dhe CSKA Moska e treta me nga katër pikë, këto dy të fundit ndeshen sonte mes vete. Në grupin H, gjërat duket më të qarta, pasi që Porto vetëm e ka siguruar kualifikimin, por edhe Shakhtari është me një këmbë drejt të tetës së finales. Shakhtar synon fitore ndaj Athletic Bilbaos dhe përfundimisht ta sigurojë biletën për më tutje. BATE takohet me Porton shumë të fortë, kjo e fundit duket më e relaksuar se ka një epërsi të mirë ndaj vendit të tretë. Porto kryeson me 10 pikë, e ndjekur nga Shakhtar me 8, BATE 3, A. Bilbao 1 pikë. Kampioni francez, PSG-ja si vendas pret Ajax-in dhe Barcelona udhëton në Nikosia, ku ndeshet me Apoelin. PSG e Barcelona, janë pa presion, pasi që e kanë siguruar kualifikimin më tutje. PSG-ja është e para me 10 pikë, një më shumë se Barcelona, ndërsa Ajax është i treti me 2 dhe Apoel i fundit me 1 pikë në grupin F. Grupi G është mjaft i mbështjellur, pasi që dy vendet e para nuk dihet se kush mund të jetë ani se Chelsea ka një epërsi më të mirë. Chelsea luan si mysafir i Schalkes dhe presin pikë. Schalke kërkon me pikë të plota të jetë më afër kualifikimit. Shqiptari Agim Ibraimi që luan për Mariborin ka sprovë të zorshme në Lisbonë me Sportingun. Maribori e ka vështirë por synon që të befasojë ekipin portugez. Chelsea prin me 8 pikë, pasojnë Schalke me 5 pikë, Sporting 4, Maribori 3 pikë. Bayerni, Porto, PSG, Barcelona, Dortmundi, Real Madridi, skuadra që kanë siguruar kalimin në të tetën e finales. Sonte ka gjasa t’ju bashkohet edhe ndonjë skuadër tjetër, një xhiro para përfundimit të fazës së grupeve.


E martë, grupi E

Manchester City-Bayern 20.45
CSKA-Roma 18.00

Grupi F
APOEL-Barcelona 20.45
PSG-Ajax 20.45

Grupi G

Schalke-Chelsea 20.45
Sporting-Maribor 20.45
Grupi H
BATE-Porto 18.00
Shakhtar-Ath Bilbao 20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat