Man Utd, dështon Valdes?

Sporti

Man Utd, dështon Valdes?

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:25

Victor Valdes ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i gjurit dhe kjo mund t’i kushtojë me dështimin e marrëveshjes me Manchester Unitedin.
Victor Valdes mund të mos mbetet në Manchester United. Portieri spanjoll, i cili në muajin e fundit është stërvitur me gjigantin anglez, ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që ia përfundoi para kohës sezonin e shkuar, para largimit nga Barcelona si futbollist i lirë gjatë verës.
Andaj, sipas tabloidit britanik “Daily Star”, kjo mund t’i kushtojë me dështimin e sigurimit të transferimit në Manchester United.
Për momentin, nuk përjashtohet mundësia që Valdes të gjejë një klub të ri, edhe pse Louis van Gaal ka mirëpritur transferimin e portierit spanjoll si mbulesë për David de Gean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat