Alonso: Bayerni mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Sporti

Alonso: Bayerni mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:24

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso, është i bindur se klubi i tij mund ta fitojë Ligën e Kampionëve sivjet.
Kampioni gjerman është në mesin e favoritëve për të ngritur këtë trofe në majin e vitit të ardhshëm dhe transferimi i ri thotë se klubi ka pritje të mëdha në këtë garë.

“Vitin e kaluar Bayerni ishte pran finales”, tha ai për UEFA.com. “Ata kanë shijuar sezone të mira viteve të fundit dhe shpresoj se kjo do të ndodhë edhe sivjet”.

“Pritjet janë që ta fitojmë. Ju e dini që jemi një klub me pritje të mëdha. Kemi përgjegjësi të madhe. Presioni është shumë i lartë ”, shtoi spanjolli.

Bayerni takohet të martën me Manchester Cityn në kuadër të Grupit E.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat