Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thotë se skuadra e tij do që të përfundojë e para në Grupin E në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti spanjoll ka një pikë më pak se Paris Saint-Germaini, por tashmë ka siguruar fazën tjetër në ligën më të fortë evropiane.
“Na duhen pikët nëse duam të përfundojmë në pozitën e parë të grupit”, tha Enrique. “Qëllimi ynë kryesor është të kualifikohemi, dhe këtë tashmë e kemi bërë”.
“Tani duam të jemi të parët sepse do të donim të luanim ndeshjen e dytë në shtëpi, dhe kjo na jep avantazh”, shtoi Enrique.
Barcelona të martën takohet me APOELin, para se të zhvillojë takimin e fundit ndaj PSG-së në Cam Nou.