Copa America: Argjentina përballë Uruguait

Sporti

Copa America: Argjentina përballë Uruguait

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:21

Lionel Messi do të përballet me Luis Suarez në cilësinë e kundërshtarit në garën e ardhshme Copa America.
Në shortin e hedhur mbrëmë në Vina del Mar, Argjentina është caktuar në grupin B, së bashku Uruguain, transmeton Telegrafi. Në këtë grup po ashtu bëjnë pjesë Paraguai dhe Xhamajka, që është një prej dy kombeve mysafire në Concacaf.

Ndërkohë, Brazili është caktuar krahas Kolumbisë në grupin C, skuadër të cilën ata e eliminuan në çerekfinale të Botërorit të kësaj vere. Në grup janë edhe Peru dhe Venezuela.

Nikoqiri i garës,Kili, ka nderin të luajë ndeshjen e parë të garës, kur më 11 qershor do të përballet me Ekuadorin në Santiago. Ata po ashtu do të duhet të përballen me Meksikën dhe Bolivinë në kuadër të grupit A.

Dy skuadrat e kreut të secilit grup do të kualifikohen në çerekfinale, derisa dy skuadrat më të mira të vendeve të treta po ashtu do të vazhdojnë në fazën eliminatore.

Estadio Nacional de Chile në Santiago do të jetë nikoqiri i finales së garës, që zhvillohet më 4 korrik të vitit të ardhshëm, 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat