Shahisti nga Kosova Shemsi Rukovci, barazoi me kampionin e botës në shah (VIDEO)

Sporti

Shahisti nga Kosova Shemsi Rukovci, barazoi me kampionin e botës në shah (VIDEO)

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 00:16

Dje 23 vjeqari norvegjez Magnus Carlsen, mbrojti titullin e kamponit të botës në shah.
Me Magnus Carlsenin kishte pasur rastin të përballet edhe mjeshtri shqiptar i shahut. Shemsi Rukovci, para 13 viteve.
Shemsiu u intervistua ne televizionin norvegjez NRK në lidhje me përvojën që kishte në përballje me Magnusin.
"Edhe pse ishte ne moshën 11 vjeqare, Magnusi u tregua shumë shahist i mirë. Unë isha i befasuar me lojën e ti që tregoi kundër shahistëve të tjerë, dhe kur më erdhi rasti të takohem me të, pas 6 lëvizjeve i propozova remi,të cilin Magnusi e pranoi me dëshirë, sepse ne atë kohë unë qëndroja shumë ma mirë se ai ne radhitjen e ranglistës (rejting) të shahistëve", transmeton Indeksonline.
Shumë të pranishëm u ndan të befasuar me këtë veprim timin të cilët më pyetën, si i propozove remi një fëmijë?
Përgjigjja ime ishte: "Unë nuk barazova më një fëmijë,por barazova me një shahist, që në qoftë se vazhdon kështu do të bëhet kampion bote .Kjo ngjarje ka ndodh 13 vite me parë,prandaj jam shumë i lumtur që parashikimet e mia ishin korrekte sepse Magnus Carlsen u bë kampion bote,të cilin sukses ja uroj"tha mjeshtri i shahut Shemsi Rukovci për NRK( Televizioni shtetërorë norvegjez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat