Fikshat e Lepencit përgëzojnë turqit të cilët vranë tifozin serb

Sporti

Fikshat e Lepencit përgëzojnë turqit të cilët vranë tifozin serb

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 23:58

Tifozët e Lepencit kanë lavdëruar tifozët turq që vranë tifozin serb në Stamboll.
Tifozët e skuadrës së Lepencit, Fikshat, kanë shpalosur një pankartë në përkrahje të tifozëve turq gjatë ndeshjes së fundit kundër Ulpianës.

Fikshat uruan tifozët turq, pasi këta të fundit vranë duke therur në qafë një tifoz serb në Stamboll ditë më parë.

“Punë e mbarë Aslan. U prefsh në ferr M.I”, shkruan tifozët Fiksha, duke vënë inicialet e tifozit të vrarë serb.

UltrAslan janë tifozët e Galatasaray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat