Schalke, Di Matteo: Ndaj Chelseat, jo për hakmarrje

Sporti

Schalke, Di Matteo: Ndaj Chelseat, jo për hakmarrje

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 22:55

Di Matteo në Maj të 2012-s u dhuroi bluve të Londrës trofeun e tyre të parë në Champions League.

Schalke-Chelsea do të jetë një sfidë shumë e vecantë për Roberto Di Matteon pasi trajneri italian do të përballet për të parën herë si kundërshtar me ish skuadrën e tij. Di Matteo në Maj të 2012-s u dhuroi bluve të Londrës trofeun e tyre të parë në Champions League, megjithatë dicka e tillë nuk mjaftoi që presidenti i Chelsea-it Roman Abramovich të mos e shkarkonte atë nga detyra në muajin Nëntor të po atij viti. 44-vjecari i lindur në një kanton italian të Zvicrës ka mundësinë më të mirë që këtë të Martë të marr hak ndaj skuadrës angleze dhe presidentit të saj kur Schalke e tij të presë Chelsea-in në Veltins Arena.

“ Sinqerisht nuk po mendoj për atë që ndodhi në Mynih në vitin 2012. Unë jam një person që shikoj përpara dhe nuk e hedh asnjëherë vështrimin pas. Jam një njeri që jetoj të tashmen edhe pse shumë më kujtojnë për atë që kam arritur në drejtimin e Chelsea-it. Kam kaluar shumë vite të karrierës time te Chelsea madje edhe sot e kësaj dite njoh shumë persona që punojnë atje. Gjithsesi tani unë jam trajneri i Schalkes dhe jam i përqendruar vetëm te puna ime në këtë klub. Nuk kërkoj hakmarrje përballë Chelsea-it por një rezultat pozitiv që do të na ndihmonte shumë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Champions League”.

Schalke aktualisht mban vendin e dytë në Grupin G me tre pikë më pak se Chelsea kryesues. Gjithsesi Di Matteo e di shumë mirë që bluve mbretërorë u nevojitet një fitore përballë Chelsea-it nëse duan të avancojë pas dy skuadrat e tjera të grupit, Sportingu dhe Maribori janë aty të gatshëm për t’i parakaluar ata në renditje.

“ Sigurisht që Chelsea mbetet skuadra favorite e grupit. Por pavarësisht gjithçkaje cdo gjë është e hapur dhe ne kemi shanset tona edhe për vendin e parë në grup. Në Champions League është shumë e rëndësishme të fitosh ndeshjet brenda. Nëse duam të fitojmë përballë Chelsea-it duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe dhe mbi të gjitha të shpresojmë që kundërshtari të jetë në një ditë të keqe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat