A janë pikë reale për Dritën?

Sporti

A janë pikë reale për Dritën?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 18:45

Të dielën përfundoi pjesa vjeshtore në Raiffeisen Superligë. Gjërat u qartësuan fije e për pe. Feronikeli nga Drenasi është kampion vjeshtor, ndërsa Ferizaj dimëron i fundit. Drita e Gjilanit është prej skuadrave që me dinakëri i ka ikur fundit të renditjes. Ajo pas fitores me rezultat bindës 4:0 ndaj Drenicës nga Skenderaj, ngjitet në vend të 9-të me 17 pikë, duke lënë pas vetes Istogun me 16 pikë, pastaj Trepçën me 15 e Ferizajn me 14 pikë të mbledhura. Mesfushori i Dritës, Shqipërim Kelmendi, mendon se me pikët që ka tashmë Drita faktikisht edhe pozicioni i saj në renditje, absolutisht nuk janë reale! Sepse sipas tij, është dashur të jetë diku më lartë në tabelën e elitës së futbollit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat