A luhet në temperatura polare?

Sporti

A luhet në temperatura polare?

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 18:15

Futbollistët e Romës janë të shqetësuar për sfidën e nesërme (në orën 18.00) kundër CSKA-s në Moskë, pasi është shumë ftoftë ose janë temperaturat polare! Portieri romak, Morgan De Sanctis, ka shprehur brengën para sfidës së xhiros së pestë të grupit E në Champions League. “I ftohti sigurisht se është një faktor që duhet ta kemi parasysh. Në karrierën time, shpesh kam luajtur në kushte ekstreme dhe roli i portierit është më i ndjeshëm në raste të tilla, pasi ju nuk lëvizni shumë dhe ekstremitetet tuaja ftohen menjëherë. Ka sisteme të cilat mund ta ngadalësojnë këtë ftohje, ne po përgatitemi të luftojmë të ftohtin në nivel teknik. I ftohti është avantazh për ta, pasi ata janë mësuar të luajnë në këto kushte”, ka thënë De Sanctis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat