Bajraliu, triumfoi në Tiranë

Sporti

Bajraliu, triumfoi në Tiranë

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 18:04

Tenisti nga Kosova, Granit Bajraliu është fitues i turneut ‘Pavarësia’ në Tiranë, në një konkurrencë mjaftë të fortë. Bajraliu në finale ishte më i mirë se Arbër Sulstarova, që momentalisht është tenisti më i mirë nga Shqipëria. Prishtinasi me një lojë shumë të mirë, me goditje precize dhe ofenzive triumfoi me rezultat 2:0 (6:3, 6:4). Tenistët më të mirë nga Shqipëria tani më kanë vite që luajnë në Davis Cup apo në turne ndërkombëtare, raporton sporti1. Në anën tjetër tenistët e Kosovës kanë qenë të izoluar dhe vetëm vitin e fundit kanë mundur të luajnë në turne individuale ndërkombëtare duke përfaqësuar Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat