Rekordmeni Agushi u nderua nga USHT nga Tetova

Sporti

Rekordmeni Agushi u nderua nga USHT nga Tetova

Nga: Aziz Zuka Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 16:18


Profesor dr.Vullnet Ahmeti Rektor i Universitetit shtetëror të Tetovës (USHT), në një takim në kabinetin e tij e priti sportistin nga Kosova, Prof. Agim Agushi, zhongler. Agushi vendosi një rekord të ri botëror në disiplinën e ecjes, ku për 60 minuta i kaloi 1661 karrige duke e goditur topin me kokë. Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti e çmoi lartë mundin dhe punën e Agushit që po e bën si sportist, duke shtuar se, ai përveç se është një rekordmen botëror në zhonglimin e topit me kokë, në të ardhmen do të jetë një lajtmotiv shtesë për gjeneratat e reja që të merren sa më shumë me zhonglim dhe sporte të tjera. Ahmeti, po ashtu tha se Universiteti shtetëror i Tetovës në të ardhmen do t’i jap mbështetje Agushit, me qëllim të përmbushjes së synimeve të tij si sportist, që në të ardhmen ai të arrijë të shënojë suksese të njëpasnjëshme duke u ngjitur në piedestalin më të lartë, me të cilin sukses do të jenë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Agushi nga Smira e Vitisë e ka falënderuar Rektorin e USHT-së. “Dua ta falënderoj Universitetin shtetëror të Tetovës për organizimin e mirëfilltë që më bëri për rekordin botëror. Veçanërisht dua ta falënderoj Rektorin Prof. Dr.Vullnet Ameti për atë pritje aq të bukur që më organizuan. Vërtet ishte kënaqësi të jem në Tetovë, respektivisht në USHT. Shpresoj dhe besoj se në të ardhmen do të jem më i lidhur me qytetin e Tetovës falë ngrohtësisë dhe komoditetit që më ka ofruar Universiteti i Juaj”, ka thënë Agushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat