Haxhi Krasniqi lufton kundër polakut

Sporti

Haxhi Krasniqi lufton kundër polakut

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 15:47

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA e WBO. Krasniqi me 20 dhjetor do të boksojë me polakun Dariusz Sek. “Dariuaz Sek është 28- vjeçar nga qyteti Tarnow i Polonisë. Ai ka boksuar 23 herë si profesionist, 21 herë ka fituar, 1 herë ka barazuar dhe vetëm 1 herë ka humbur. Në Poloni dhe në përgjithësi në Evropën Lindore një boksier i njohur, teknik i mirë”, tha këshilltari i Haxhiut, Luan Dreshaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Krasniqi do të luftojë që të mbrojë dy tituj. “Me 20 dhjetor Krasniqi del në ring, e cila mbahet në Munih në një sallë te madhe dhe luksoze të kompleksit të Hotelit ‘DOLCEÇ. Haxhiu i mbron dy titujt që i ka: WBA Continental dhe WBO International”, theksoi Dreshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat