Karaxha fitoi me dorë të lënduar!

Sporti

Karaxha fitoi me dorë të lënduar!

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 14:02

Boksieri Meriton Karaxha edhe me dorë të lënduar ia doli të shënoi fitore në kategorinë e lehtë në boksin profesionist. Ai triumfoi në përballje me Jean Pierre Habimana, në meçin që u zhvillua në Antwerpen të Belgjikës. Karaxha në rundin e katërt lëndoi dorën e djathtë, por nuk u dorëzua dhe luftoi të gjithë tetë rundet. “Dua të falënderojë të gjithë. Në rundin e tretë pësova një thyerje të dorës dhe nuk mund të jepja maksimumin. Kjo ishte një fitore e bukur me dorën e thyer”, shkroi Karaxha në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat