Tetovarët të dhënë pas motorciklizmi!

Sporti

Tetovarët të dhënë pas motorciklizmi!

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:47

Motoçiklizmit është një term që përfshin garat sportive që lidhen me motoçikleta. Disa ngjarje janë të bazuara në shpejtësinë dhe kohën e arritur dhe disa nga teknikat e vlerësimit dhe aftësitë e menaxhimit te motorit. Nuk janë gara për moto-shtigje dhe jashtë gara rruge si motocross. Konkurrenca ne motorciklizem mund të jetë e rrezikshme, madje edhe me pasoja fatale dhe kërkohet nga shoferët një kujdes më i madh. Motor i parë është patentuar nga Gottlieb Daimler në 1885. Pas përgatitjeve të gjata, fabrika gjermane në Neckarsulm filloi të prodhojë motora me një cilindër dhe pushtet transfertë të rrotave të pasme. Pas saj, fabrika të tjera filluan të prodhojnë motorcikleta në të njëjtin parim. Ky pasion i madh si duket është shfaqur edhe tek disa të rinjë nga Tetova të cilët nuk lënë rast pa u shfaqur me motorcikleta, të cilët njëherit janë edhe pasionues të shpejtësisë së lartë. Ismail Idrizi, Muharem Ibrahimi, Kushtrim Kurtishi, Ajdin Bakija, Veton Murati, Mensur Iljazi, Imran Iljazi, Habil Imeri, Njoftim Azemi, Driton Ajruli, Denis Dehari janë vetëm disa të cilët kanë këtë pasion që e kanë kthyer në një mënyrë të të jetuarit. Të rinjtë bëhen shpesh bashkë dhe udhëtojnë në vende të ndryshme. Madje ka pasur raste kur me motorcikleta kanë udhëtuar edhe nëpër vendet europiane, për të vetmin qëllim që të shijojnë atë kënaqësinë që jep shpejtësia e lartë. Fabrikat në Angli kanë perfeksionuar motorat duke përdorur transmetimin e energjisë përmes zinxhirit të çelikut. Shoqata Ndërkombëtare klubi i motorave është themelua në Londër në vitin 1912. Në vitin 1949, në Kongresin e Luksemburgut u emërtua Federata Botërore per motorciklizem, e cila bazën e ka në Gjenevë. Tek ne, akoma nuk është shumë i përhapur ky lloj sporti që do t'u dilte sado pak në ndihmë këtyre të rinjëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat