Inzaghi e arsyeton El Shaarawyn!

Sporti

Inzaghi e arsyeton El Shaarawyn!

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:25

Milani barazoi me rezultat 1:1 me Interin, në ndeshjen derbi të javës së 12-të të Serie A. Një ndeshje e shumëpritur për faktin se u takuan dy rivalët e vjetër e të përbetuar dhe me synime për katër vendet e para. Futbollistët e Milanit shpërqendruan disa raste, se ndryshe do të ishte rezultati mbase do t’i fitonin të tri pikët. Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, është shprehur i qetë, pa kritikuar askënd madje i del në mbrojtje futbollistit Stephan El Shaarawyt, i cili ka humbur një rast ideal dhe që ka mundur ta vendos ndeshjen! Sulmuesi rossonerë në vend të portës goditi shtyllën, ndonëse ishte në rast të pastër për gol. “Është për të ardhur keq për të, pasi do të kishte qenë thelbësore për të ta vendosë një derbi. Ishte një lëvizje e stilit të tij, por këto gjëra ndodhin, e di sepse edhe unë i kam humbur!Fatkeqësisht Interi bënte presion pa bërë shumë ndikim, por ata shënuan nga gabimi jonë. Ne e dimë se duhet të zhvillohemi, por unë besoj në shpirtin dhe urinë e skuadrës. Disa prej lëvizjeve tona ishin shumë të mira”, ka thënë Inzaghi. Milani është në vend të shtatë me 18 pikë ose një më tepër se Interi i nënti në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat