Për Ronaldon, Krishtlindja vjen që në Nëntor

Sporti

Për Ronaldon, Krishtlindja vjen që në Nëntor

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 22:39

Edhe pse jemi ende në muajin nëntor, sulmuesi i Realit të Madridit është gati për të festuar.

Krishtlindja në shtëpinë e Cristiano Ronaldos mesa duket kanë ardhur rreth një muaj me avancë. Edhe pse jemi ende në muajin nëntor, sulmuesi i Realit të Madridit është gati për të festuar. Ai ka hedhur në faqen e tij në Instagram një foto me djalin Cristiano Junior duke pozuar përpara pemës së Krishtlindjes edhe pse dita e madhe do të jetë pas rreth një muaji.

“Koha e Krishtlindjes erdhi” shkruan Ronaldo që mesa duket dëshiron të krijojë një atmosferë festive që të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur. Gjithsesi, koha e dhuratave për sulmuesin luzitan duket ende e largët sepse ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet në muajin Janar dhe i duhet të presë edhe rreth 2 muaj për të mësuar nëse babagjyshi i ka rezervuar ndonjë surprizë edhe për këtë vit.

Christmas time has arrived.

Una foto publicada por Cristiano Ronaldo (@cristiano) el


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat