Shkëndja fitoi në Kratovë, Renova deklasoi Vardarin

Sporti

Shkëndja fitoi në Kratovë, Renova deklasoi Vardarin

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 17:17

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova, e cila udhëhiqet nga trajneri Ardian Kozniku, si mysafir fitoi me rezultat 1:0 kundër Sileksit nga Kratova, ndeshje e javës së 16-të e elitës së futbollit maqedonas. Futbollisti Bojan Vruçina në minutën e 21-të shënoi golin e fitores për Shkëndijen e cila tashmë renditet në vend të tretë me 27 pikë të mbledhura. Renova nga Xhepçishti i Tetovës si vendas e demoloi me rezultat 3:0 Vardarin e Shkupit, kryesues i renditjes. “Urojë futbollistët për angazhimin e tyre maksimal në këtë fitore këtë fitore me vlerë të madhe. Nuk është aspak lehtë që të fitosh një skuadër si Vardari që ka cilësi dhe çdo gjë tjetër që i nevojitet një skuadre të Ligës së parë” tha Qatip Osmani, trajner i Renovës. “Edhe para ndeshjes unë isha shumë i sigurt se në këtë ndeshjes do të tregojmë lojë të mirë dhe do të shënojmë fitore. Jam tepër i emocionuar për këtë rezultat bindës kundër një skuadre siç është Vardari. Besoj se Renova tani e ka shumë lehtë pas do të luanë pa asnjë ngarkesë” tha Izair Emini, futbollist. Renova klasifikohet e gjashta me 22 pikë, kurse Vardari është i pari me 37 pikë.

Liga e Maqedonisë

Renova –Vardari 3:0
Rabotniçki-Bregallnica 4:0
Sileksi -Shkëndija 0:1
Teteksi –Pelisteri 1:1
Metalurgu-Turnovo 2:0

Tabela

1. Vardari 16 11 4 1 37
2. Rabotniçki 16 11 1 4 34
3. Shkëndija 16 8 3 5 27
4. Metalurgu 16 7 3 6 24
5. Sileks 16 6 6 4 24
6. Renova 16 6 4 6 22
7. Turnovo 16 5 5 6 20
8. Pelisteri 16 4 6 6 18
9. Bregallnica 16 3 3 10 12
10. Teteks 16 0 3 13 3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat