Napoli dështoi

Sporti

Napoli dështoi

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 17:00

Napoli dështoi si vendas, duke barazuar me rezultat 3:3 me ekipin e Cagliarit, në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A në futboll. Napolitanët ishin në epërsi me rezultat 2:0, por kjo fare si mjaftoi, pasi që mysafirët u këndellën dhe arritën ta sfidojnë ekipin vendas. Hinguain shënoi në minutën e 11-të dhe Inler në atë të 30-të, por kjo epërsi (2:0) nuk zgjati edhe aq shumë. Ibarbo në minutën e 38-të ngushtoi rezultatin, ndërsa Farias (47’) e barazoi 2:2. Napoli dukej se po shkon drejt fitores kur shënoi De Guzman në minutën e 62-të, por këtë ia mohoi futbollisti Farias në minutën e 67-të, i cili ishte edhe goli i dytë i tij në këtë sfidë. Napoli renditet i treti me 22 pikë, kurse Cagliari i 16-ti me 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat