Feronikeli, kampion vjeshtor! ’89-shi i zhgënjyer

Sporti

Feronikeli, kampion vjeshtor! ’89-shi i zhgënjyer

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 14:58

Feronikeli nga Drenasi, futet në histori, si skuadër kampion vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës. Fituesi i Kupës së Kosovës barazoi në Mitrovicë me rezultat 1:1 me Trepçën ’89, në derbin e javës së 16-të (e fundit e vjeshtës). Në një ndeshje interesante e cila edhe përcaktoi se kush do të jetë kampion vjeshtor. Ndeshja e cila u luajt në stadiumin “Riza Lushta” dhe u përcoll nga rreth dy mijë shikues. Mitrovicasit ishin shumë afër qëllimit, por këtë ia mohoi futbollisti Isa Eminhaziri i cili në minutën e 78-të barazoi rezultatin! Vendasit në minutën e 67-të, zhbllokuan rezultatin kur realizoi Berat Hysenit pas asistimit të sulmuesit Blerand Kurtishajt dhe 1:0. Mirëpo, mysafirët e drejtuar nga trajneri Gani Sejdiu nuk u dorëzua por ia dolën që të barazojnë me golin e Eminhazirit. Portieri nga Drenasi, Granti Kolshi, ka merita më të mëdha për këtë barazim, i cili ka reaguar me sukses në shumë raste. Feronikeli dimëron në kreun e renditjes me 28 pikë dy më shumë se Hajvalia që klasifikohet e dyta, kurse Trepça ’89 është e pesta me 25 pikë. Drita e Gjilanit si vendas e demoloi me rezultat 4:0 Drenicën nga Skenderaj. Drita ngjitet në vend të nëntë me 17 pikë, ndërsa Drenica zë vendin e shtatë me 21 pikë të mbledhura.
Superliga- java 16
Hajvalia – Ferizaj 1:1
Besa – Vëllaznimi 2:0
Prishtina – Llamkos Kosova 0:0
Istogu – Trepça 2:2
Trepça ‘89 – Feronikeli 1:1
Drita – Drenica 4:0
Tabela
1. Ferronikeli 16 7 7 2 20:16 28
2. Hajvalia 16 7 5 4 23:18 26
3. Llamkos K. 16 6 7 3 20:11 25
4. Prishtina 16 6 7 3 19:14 25
5. Trepça’89 16 5 10 1 22:14 25
6. Besa 16 6 5 5 20:22 23
7. Drenica 16 6 3 7 21:18 21
8. Vëllaznimi 16 5 4 7 14:16 19
9. Drita 16 4 5 7 14:20 17
10. Istogu 16 4 4 8 22:31 16
11. Trepça 16 3 6 7 11:19 15
12. Ferizaj 16 3 5 8 14:21 14
Në javën e 17-të, në pranverë, takohen: Drita – Trepça ’89, Drenica – Hajvalia, Ferizaj – Istogu, Trepça – Besa, Vëllaznimi – Prishtina, Llamkos Kosova – Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat