Egzon Shala, fitues i turneut ‘Adem Jashari’

Sporti

Egzon Shala, fitues i turneut ‘Adem Jashari’

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 12:34

Mundësi nga Kosova, Egzon Shala, ndryshe është anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është fitues i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari 2014” në mundje, e cila u mbajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Në këtë aktivitet morën pjesë 65 mundës nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Qipro, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga Kosova. Garat u zhvilluan në 11 kategori. Juria, për mundës më të mirë të turneut e shpalli Egzon Shalaën, ndërsa epiteti i teknikut më të mirë i takoi, Dardan Sylës të Kosovës, kurse mundës më i mirë nga jashtë Dejan Mitrov nga Maqedonia. Në plasmanin ekipor, Shqipëria doli e para me 23 pikë, para Bullgarisë (21) dhe Maqedonisë me 17 pikë. Tek Shqipëria medalje të artë fituan : vëllezërit Egzon dhe Edon Shala. Të argjendtë: Veli Susuri (61 kg), Vilson Ndregjoni (70 kg), Qamil Bajrami (74 kg) dhe Fatjon Baro (125 kg), kurse Orges Lila (57 kg) u desh të pajtohet me medalje të bronztë. Te kombëtarja e Kosovës, të artë janë: Drilon dhe Dardan Syla, pastaj të argjendtë: Argjend Blerim Moxhaxhiki e Pajtim Shala, kurse të bronztë: Fatlum Bela, Argjend Miftari, Liridon Hasani, Kenan Podvorica dhe Abdurahim Fejza. Tek Maqedonia triumfoi Raif Kamberi (57 kg), Dejan Mitrov (71 kg) dhe Boban Danov (125 kg). I dyti doli Amir Rexhepi (57 kg), kurse Jasin Rexhallari (61 kg) rrëmbeu të bronztën. Naim Muja, kryetar i Federatës së Mundjes së Kosovës, është i kënaqur me rrjedhën e turneut dhe cilësinë që treguan mundësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat