Ende s’ka fitore për Halitin!

Sporti

Ende s’ka fitore për Halitin!

Nga: K.Goca Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 12:24

Skuadra WS Wanderers, kampion i Azisë, me të cilën luan shqiptari nga Kosova, Labinot Haliti, vazhdon vuajtjet në elitën e futbollit australian. WS Wanderers si vendas barazoi 1:1 me Newcastle Jets, andaj ky barazim edhe më tutje e lë në fund të renditjes. Haliti nuk startoi nga minuta e parë, por është paraqitur nga ajo e 76-ta dhe tregoi lojë mesatare. Të dyja ekipet vazhdojnë pa fitore, pasi që edhe rivali ka tre barazime e katër humbje, ndërsa WS Wanderers dy barazime e katër humbje. Pas javës së shtatë, WS Wanderers është i fundit me 2 pikë, kurse Newcastle një pozitë më lartë (i nënti) me 3 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat