Tri pikë të mëdha për shqiptarët e FC Zurich

Sporti

Tri pikë të mëdha për shqiptarët e FC Zurich

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 12:13


Futbollistët shqiptarë, Burim Kukeli e Berat Gjimshiti, me ekipin e Zurich, u kthyen me tri pikë të mëdha. Zurich shënoi fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Sionit, në ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit të Zvicrës. Kukeli luajti titullar deri në minutën e 61-të, kurse Gjimshiti inkuadrohet në fushë në atë të 74-të dhe iu gëzua kësaj fitoreje në luftë për titullin e kampionit. Golat për Zurich-un i shënuan: Chiumiento (20’), Etoundi (43’ e 79’) dhe për Sionin: Vidoshiq (35’). Luzerni kthehet duarthatë nga përballja me Grasshoppersin, ku humbën me rezultat 3:2. Dabbur (32’), Ravet (35’), Caio (83’) shënuan për Grasshoppersin dhe Freuler (50’), Doubai (57’) për Luzerni. Fidan Aliti u paraqit standard dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën 81-të, duke lënë Luzernin me një lojtarë më pak në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat