NBA, Washington kalon Milwaukee 111-100

Sporti

NBA, Washington kalon Milwaukee 111-100

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 12:07

7 minuta nga fillimi ishin vendasit që morën kontrollin me Khris Middleton që e çoi rezultatin në +9 pas një goditje të saktë për 3 pikë.

25 pikë nga Paul Pierce dhe 19 nga John Wall mjaftuan që Washington Wizards të fitonte 111-100 në përballjen e zhvilluar ndaj Milwaukee Bucks në “Harris Bradley Center” të Wisconsin. 7 minuta nga fillimi ishin vendasit që morën kontrollin me Khris Middleton që e çoi rezultatin në +9 pas një goditje të saktë për 3 pikë. Edhe pse diferenca u thellua deri në 42-27, kryeqytetasit regjistruan një rezultat të pjesshëm 20-8 duke u afruar deri në 3 pikë pak sekonda nga pushimi i pjesës së parë. Më tej nuk pati më histori sepse Wizards shënuan plot 14 pikë përballë 0 të kundërshtarëve duke marrë kryesimin deri në fund të përballjes.

Kjo ishte disfata e dytë rresht për Milwaukee këtë sezon. Skuadra nga Wisconsin shkon në kuotën 7 fitore dhe 7 humbje duke qëndruar në lojë për një biletë në zonën play off. Nga ana tjetër, Washington mban vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me 9 fitore dhe vetëm tre humbje. Po në këtë konferencë, Toronto kryesuese mundi 110-93 Cleveland, ndërsa Miami kaloi Orlandon 99-92. Fitore të rëndësishme regjistroi edhe San Antonio kundër Brooklyn 99-87, Houston kaloi 95-92 Dallas, Indiana ra në fushën e Phoenix 83-106, New York bëri detyrën ndaj Filadeplpias 91-83, ndërsa Sacramento konfirmoi forcën në sfidën kundër Minnesota 113-101.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat