Pogba mund të bëhet mesfushori më i fortë në botë

Sporti

Pogba mund të bëhet mesfushori më i fortë në botë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:33

Massimiliano Allegri ka lëvduar paraqitjen e Paul Pogbas në fitoren e Juventusit (3-0) ndaj Lazios.
Mesfushori francez shënoi dy gola në triumfin e realizuar në Olimpico, derisa golin tjetër e shënoi Carlos Tevez, kujton Telegrafi.

“Pogba bëri një lojë të shkëlqyer, por ai ka cilësi të luajë akoma më mirë dhe të bëhet mesfushori më i fortë në botë”.

“Skuadra luajti mirë, u mbrojt kur duhej dhe mendoj se luajtëm mirë me disa lëvizje të mira dhe pasime”, është shprehur Allgeri për Sky Sport Italia.

Për statistika, kjo ndeshje ishte e njëzeta radhazi që Bianconerët nuk humbin nga Bianconcelestët dhe njëherësh riktheu avantazhin prej tri pikësh kundrejt Romës në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat