Ronaldinho uron Milanon për derbin

Sporti

Ronaldinho uron Milanon për derbin

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:32

sh-ylli i Milanit, Ronaldinho, u ka uruar sukses Rossonerëve në derbin e madh kundër Interit që zhvillohet sonte (e diel).
Sulmuesi brazilian përmes një postimi në Instagram ka kujtuar periudhën e tij te kuqezinjtë dhe ka njoftuar se në dhjetor do të vizitojë Milanin.

“Është një klasike për qytetin e Milanos. Kam pasur kënaqësi të jem pjesë e një ndeshje të tillë”.

“Një përqafim për gjithë italianët. Ndoshta unë në dhjetor do të vizitoj familjen e madhe të Milanit, Silvio Berlusconin, Adriano Gallianin dhe gjithë Rossonerët”, ka shkruar Ronaldinho, i cili aktualisht po luan në Meksikë.

Ai ka postuar edhe një video nga koha e tij te Milani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat