Messi: Nuk e kam pritur këtë rekord

Sporti

Messi: Nuk e kam pritur këtë rekord

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:02

Lionel Messi ka falënderuar të gjithë për rekordin e arritur mbrëmjen e së shtunës.
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë pas rekordit që arriti në sfidën kundër Sevillas.

Messi theksoi se nuk e priste kurrë që ta kalonte rekordin e golave të Telmo Zarras, prej se shënoi golin e tij të parë te Barcelona në vitin 2005.

“Kur e shënova atë gol, nuk e imagjinoja se mund të thyeja ndonjë rekord, aq më pak këtë që e mbajti i madhi Telmo Zarra. Unë isha në gjendje ta arrija një gjë të tillë për shkak të mbështetjes që kisha nga kaq shumë njerëz gjatë kohës sime këtu dhe unë do të doja t’ua dedikoja këtë sukses të gjithë juve”, shkroi Messi.

“Faleminderit që gjithmonë keni qenë me mua. Unë gjithashtu do të doja që këtë t’ia dedikoja për njerëzit që nuk janë më me ne. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Faleminderit për të gjithë që qëndruan me mua”, vazhdoi tutje argjentinasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat