Inzaghi: Nuk ka ndeshje si derbi

Sporti

Inzaghi: Nuk ka ndeshje si derbi

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 09:23

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, thotë se derbi i të dielës kundër Interit nuk mund të krahasohet me asnjë ndeshje tjetër.
Rossonerët aktualisht kanë një pikë më shumë se Nerazzurrët, të cilët e shkarkuan Walter Mazzarrin dhe kthyen Roberto Mancinin në postin e trajnerit, njofton Telegrafi.

“Interi ka ndryshuar, por do ta mësojmë (gjatë ndeshjes) nëse është fjala për përparësi ose jo”.

“Unë jam gjithmonë entuziast, mirëpo kur e shohim stadiumin e kuptojmë se kjo ndeshje nuk është si të tjerat”.

“Duhet ta kërkojmë fitoren në çdo mënyrë të mundshme. Derbit duhen fituar, jo vetëm luajtur”, ka deklaruar Pippo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat