Mancini i ndezur para derbit

Sporti

Mancini i ndezur para derbit

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 09:20

Roberto Mancini është i impresionuar nga skuadra e Interit para Derby della Madonnina që zhvillohet sot (e diel) ndërmjet dy rivalëve lokalë.
Kthimi i trajnerit italian te Nerazzurrët do të fillojë me ndeshjen kundër Milanit.

Në momentin kur ish-trajneri i Manchester Cityt dhe Galatasarayt merr drejtimin e zikaltërve, ata janë në pozitën e nëntë në tabelë, një pikë prapa Rossonerëve, njofton Telegrafi.

“Kam të njëjtën ndjenjë të mirë që kam pasur gjithmonë para një derbi. Nuk do të jetë lehtë. Milani është skuadër e shkëlqyer”.

“E kam trashëguar një skuadër në formë të mirë dhe kemi pasur kohë të punojmë mirë”.

“Për momentin nuk duhet ta shikojmë tabelën e ligës. Thjesht duhet t’i fitojmë pikët”, ka thënë Mancini në një konferencë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat