Van Gaal: Tash mund të qesh

Sporti

Van Gaal: Tash mund të qesh

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 09:19

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, thotë se është i kënaqur me vendimin që mori për formacionin ndaj Arsenalit në Emirates Stadium.
Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2-1 në një ndeshje, ku trajneri angazhoi në mbrojtje të rinjtë Paddy McNair dhe Tyler Blackett, krahas Chris Smalling. Ndërkohë që Antonio Valencia dhe Luke Shaw luajtën në krahë, bën të ditur Telegrafi.

“Nëse Arsenali do të shënonte në 20 minutat e para, atëherë do të më pyesnit pse vendosa tre mbrojtës – por tash mund të qesh”.

“Jam i bindur se mora vendimin e duhur. Vendimi që mora para ndeshjes, ishte cilësor”.

“Tash mund ta them këtë, kjo është jeta e trajnerit. Rezultati gjithmonë të jep arsye ta vlerësosh ose jo (vendimin që ke marrë)”, u ka thënë Van Gaal gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat