Ajax nuk ndalet, fiton edhe ndaj Heerenveen

Sporti

Ajax nuk ndalet, fiton edhe ndaj Heerenveen

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 23:17

Ajaxi i Amsterdamit zgjat serinë e fitoreve radhazi në Eredivisie duke ushtruar edhe më tepër presion ndaj Psv Eindhoven-it kryesues. Edhe pse nuk patën aspak harkëtarët mposhtën me përmbysje me shifrat 4-1 Heerenveen-in në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit holandez. Djemtë e Frank De Boer u gjendën në disavantazh pas 18 minutave lojë me Slagveer që arriti të kalonte në epërsi miqtë. Megjithatë ishte vetë ky i fundit që ja vështirësoi gjërat Heerenveen-it teksa në harkun 11 minutave u ndëshkua dy herë me karton të verdhë duke lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik pak caste përpara fundit të pjesës së parë.

Me një lojtar më shumë në fushë Ajaxi nuk e kishte të vështirë për të përmbysur gjithçka. Në minutën e 65-të vendasit barazuan rezultatin falë një autogoli të Sinkgraven ndërkohë që 7 minuta më vonë El Ghazi dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Kishna duke kaluar në avantazh kampionët e Holandës. Vetëm pak sekonda pas golit të dytë për Ajaxin ishte vetë Ricardo Kishna që shënoi edhe të tretin. Për të vendosur në kasafortë fitoren vendase dhe 29 pikë në tabelën e klasifikimit të Eredivisies për harkëtarët mendoi polaku Milik që në të 84-tën ktheu në gol një penallti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat