Rama, gol dhe asist në fitoren e Munich 1860

Sporti

Rama, gol dhe asist në fitoren e Munich 1860

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 23:16

Valdet Rama i dërgon një mesazh me gol trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi. Edhe pse u aktivizua shumë pak në dy takimet miqësore ndaj Francës dhe Italisë nga italiani i stolit të kuqezinjëve mesfushori me tipare sulmuese vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Munich 1860 në Bundesligën e dytë gjermane. Rama ishte përcaktues në fitoren në transfertë të bavarezëve të vegjël me shifrat 4-1 përballë Union Berlin pasi arriti të realizonte një gol si dhe asistoi në shënimin e një tjetri. Në një ndeshje të dominuar nga Munich 1860, 27-vjecari nga Mitrovica spikati me shkathtësinë e tij në fushë duke krijuar shumë hapësira për shokët e skuadrës. Goli i parë i sfidës u shënua nga Adlung në minutën e 9-të me një goditje nga distanca.

Megjithatë për t’ua bërë gjërat më të thjeshta miqve në këtë sfidë mendoi Valdet Rama i cili në minutën e 39-të pas një inkursioni personal nxori të lirë përpara portierit të Union Berlinit Haas me një pasim të saktë sulmuesin Okotie i cili nuk fali duke i cuar shifrat në 0-2. Pjesa e dytë nisi me gol për Munich 1860 me Okotien që sigloi dygolëshin personal dhe të tretë për miqtë në këtë sfidë. Por për të vulosur fitoren e skuadrës së drejtuar nga trajneri Von Ahlen mendoi Valdet Rama që në minutën e 49-të vallëzoi mes mbrojtësve të Union Berlinit duke e kaluar topin te Adlung, ky i fundit ja ktheu atë lojtarit shqiptar me Ramën që nuk e pati aspak të vështirë për ta dërguar në rrjetë. Sfida më pas u mbyll me fitoren 1-4 të Munich 1860 që me këtë suksesit i largohet zonës së ftohtë në tabelën e klasifikimit duke u ngjitur në vendin e 11-të në kuotën e 15 pikëve. Për Ramën ky ndaj Union Berlin ishte goli i tij i tretë me fanellën e Munich 1860 në 10 ndeshje të luajtura që nga mbërritja e tij këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat