“Djajtë e Kuq” fituan derbin në “Emirates” (Foto)

Sporti

“Djajtë e Kuq” fituan derbin në “Emirates” (Foto)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 20:36

Manchester Unitedi ka shënuar fitore në derbin e javës së 12-të në Ligën Premiere kundër Arsenalit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Emirates” është mbyllur me rezultat 2:1, në të mirë të skuadrës së Louis Van Gaalit. Për Unitedin kjo ishte fitorja e pestë në këtë edicion. “Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi në saje të autogolit të Kleran Gibbs, në minutën e 56-të, derisa shifrat në 2:0 i çoi Wayne Rooney, në minutën e 85-të. Në anën tjetër “Topçinjtë” në kohën shtesë prej 8 minutave nuk arritën më shumë se sa të shënojnë golin e ngushëllimit nëpërmjet Giroud. Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi renditet në pozitën e katërt, me 19 pikë, derisa Arsenali mbetet në pozitën e tetë, me 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat