Roma arkëtoi tri pikë në Bergamo

Sporti

Roma arkëtoi tri pikë në Bergamo

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 20:29

Roma u rikthye nga disavantazhi dhe shënoi fitore në udhëtim te Atalanta me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Moralez i kaloi vendasit në epërsi herët në minutën e dytë, por verdhekuqtë barazuan rezultatin me golin e Adem Ljajic në minutën e 23-të.

Kurse, pak para përfundimit të pjesës së parë mysafirët e përmbysën rezultatin me shënimin e mesfushorit Radja Nainggolan, që doli të jetë edhe goli i fitores për Romën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat